DYLON

Vitia iu bënë thirrje qytetarëve të saj për kujdes të shtuar nga virusi pandemik COVID-19

Vitia iu bënë thirrje qytetarëve të saj për kujdes të shtuar nga virusi pandemik COVID-19
Avatar photo Redaksia

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), iu bënë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar nga virusi pandemik COVID-19, që serish po përhapët me shpejtësi në mbarë botën.

KKMSH ka mbajtur sot mbledhje të rregullt ku është diskutuar mbi gjendjen e pandemisë nga virusi COVID-19 në komunën e Vitisë.

Gjatë këtij takimi Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti bëri me dije se dje në Viti nuk ka pasur asnjë rast të qytetarëve të prekur nga ky virus.

EkoHigjiena

Megjithatë ai iu bëri thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe që të respektojnë rekomandimet e ekspertëve, pasi që në mbarë botën ka rritje të qytetarëve të prekur nga ky virus.

Ndërkaq në këtë takim përfaqësuesi i Policisë së Kosovës, tha se ata po kujdesën për zbatimin e ligjit anti COVID-19 dhe po shqiptohen gjoba konfromë këtij ligji. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.