Sot dhe nesër do të zhvillohet xhiroja e 20-të e Superligës së Kosovës në basketboll, që pritet të sjellë ndeshje interesante. Lipjani që në fundjavë shënoi fitoren e parë do të përballet me Golden Eagle Yllin.
Sfidë interesante është ajo ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Ponte Prizrenit. Bardhekaltrit janë liderë me 13 fitore dhe katër humbje, kurse prizrenasit renditen në vendin e pestë me 10 fitore dhe shtatë humbje.
Nesër do të takohen Feronikeli me Rahovecin. Skuadra nga Drenasi ka pesë fitore dhe 12 humbje, kurse Vreshtarët 12 fitore dhe pesë humbje.
Ndeshja e fundit e kësaj xhiro do të zhvillohet ndërmjet dy rivalëve të vjetër, Trepçës dhe Bashkimit. Mitrovicasit ndodhen në vendin e tetë me 20 pikë, kurse prizrenasit kanë grumbulluar 28 pikë, duke u renditur në vendin e katërt.
Peja pushon në këtë xhiro.