DYLON

Ka ndërruar jetë ish-basketbollisti Ergin Sherifi, telegram ngushëllim nga Federata e Basketbollit

Ka ndërruar jetë ish-basketbollisti Ergin Sherifi, telegram ngushëllim nga Federata e Basketbollit
Avatar photo Redaksia

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare ish-basketbollisti i Dritës, Ergin Sherifi.  Ai ka qenë basketbollist i Dritës nga viti 1975 deri në vitin 1982.

Sherifi ishte edhe gjyqtar ku njihej me respekt të jashtëzakonshëm, e më pas edhe trajner i basketbollit.

EkoHigjiena

Ai edhe pasluftës rikthehet sërish si gjyqtar në basketbollin e Kosovës, nga 1999 deri më 2014, kurse më pas ishte vëzhgues. Për kontributin e tij, FBK e kishte nderuar me mirënjohje.

Federata e Basketbollit të Kosovës i ka dërguar familjes Sherifi telegram ngushëllimi.

Telegram Ngushëllimi për familjen Sherifi

E nderuar Familja Sherifi,

 I dashur komunitet i basketbollit,

 Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të Ergin Sherifit.

Vdekja e tij është e rëndë për komunitetin e basketbollit, ku ai shërbeu me dekada të tëra.

Sherifi ka qenë basketbollist i Dritës nga viti 1975 deri në vitin 1982.

Më pas në kohët e vështira ishte edhe gjyqtar nga viti 1986 deri më 1990 dhe njihej si një gjyqtar me respekt të jashtëzakonshëm.

Po ashtu ishte edhe trajner i basketbollit, nga viti 1991 deri më 1998, kurse në edicionin 1996-97, e kishte shpallur Dritën kampion të Kosovës.

Ergini pasluftës rikthehet sërish si gjyqtar në basketbollin e Kosovës, nga 1999 deri më 2014, kurse më pas ishte vëzhgues.

Për kontributin e tij, FBK e kishte nderuar me mirënjohje.

Në emrin tim personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Sherifi dhe gjithë komunitetin e basketbollit.

Me Respekt,

Arben Fetahu,
Kryetar i FBK-së

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.