DYLON

Kush e le derën hapur paguan 500 euro, kjo është arsyeja!

Kush e le derën hapur paguan 500 euro, kjo është arsyeja!
Avatar photo Elife Sherifi

Përballja me një nivel të lartë të ndotjes së ajrit që prej ditëve të para të janarit 2020, ka detyruar autoritetet italiane të dalin me masa të ashpra. Në Vicenza në rajonin e Venetos, dyqanet, baret dhe vendet e tjera të hapura për publikun u udhëzuan të martën të mbyllin dyert.

Kush harxhon nxehtësinë dhe kapet me dyer të hapura, mund të përballet me gjobë prej 25- 500 euro. Një periudhë e zgjatur e motit me diell pa reshje shiu ka shkaktuar smog në të gjithë vendin.

Një ditë më parë edhe Roma ndaloi përdorimin e automjeteve me naftë në rrugët e qytetit si përpjekje për të luftuar ndotjen në atmosferë.

EkoHigjiena

Autoritetet lokale deklaruan se ky vendim do të prekë rreth 1 milion automjete ndërsa kompanitë e naftës kanë reaguar keq ndaj këtij vendimi.

Kryebashkiaku Virginia Raggi ftoi qytetarët të lëvizin me autobusë dhe trena. Jo më pak shqetësuese paraqitet situata në Torino, Milano, Bologna dhe Firence.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.