Kosova ka mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale 0:1 ndaj Malit të Zi në Podgoricë. Milot Rashica ka realizuar në minutën e 25-të të ndeshjes për ti kaluar “Dardanët” në epërsi.
Kosov tregoi formë të mirë duke bërë presion të kundërshtari, gjersa ishte pranë golit të dytë me një aksion të ndërtuar bukur e ku goditjen përfundimtare e bëri Vedat Muriqi.
Një lajm jo shumë i mirë vije pas lëndimit të Arbër Zenelit në minutën e 35-të të ndeshjes.
Anësori i Kosovës pësoi një lëndim të rëndë në gju dhe u detyrua ta braktis fushën e lojës. Në vendin e tij është inkudruar Edon Zhegrova.
Në rast se Kosova arrinë ta fitoj ndeshjen do ti grumbullonte 4 pikë nga dy ndeshjet e para kualifikuese.