Sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti po mendon largimin nga klubi londinez, West Ham, pas paraqitjeve të pakta.
Ajeti bëri bujë të madhe kur siguroi kalimin e tij nga Baseli tek klubi londinez, pas një sezoni superior me klubin zviceran.
Megjithatë, 22-vjeçari nga Kosova është irrituar nga mungesa e kohës së lojës pasi dhe po mendon largimin.
Sipas mediumit të njohur britanik Sky Sports, Ajeti është i hapur për të lënë West Hamin në huazim pasi bëri vetëm shtatë paraqitje totale për klubin këtë sezon.
Sidoqoftë, për shkak se ai ka luajtur ndeshje konkurruese për dy klube këtë sezon, mund të bashkohej vetëm në një klub nga një kampionat që fillon sezonin e ri.
Ligat që mund të huazohet Ajeti deri në verë janë ato skandinave duke përfshirë Suedinë, Norvegjinë dhe Danimarkën, si dhe MLS-së Amerikane.