DYLON

Një yll dhe një planet emërohen me emra shqip!

Një yll dhe një planet emërohen me emra shqip!
Avatar photo Elife Sherifi

Akademia e Shkencave deklaroi se Bashkimi Ndërkombëtar i Astrofizikanëve ka certifikuar zgjedhjen që mijëra shqiptarë i bënë emrit Arbër për planetin HD 82886b dhe emrit Illyrian për yllin rrotull të cilit ai sillet.

Akademia e Shkencave sqaroi se “Këto dy objekte astronomike ndodhen më shumë se 400 vite-dritë larg nesh, distancë gjigante në dimensionin njerëzor, por e vogël në dimensionin universal, të cilin njerëzimi po përpiqet ta kuptojë, eksplorojë e madje ta pushtojë”.

“Me këtë zgjedhje, shqiptarët dërguan një copë të historisë sonë drejt qendrës së Galaksisë”, thuhet ne raportin e Akademise se Shkencave Shqiptare./ATSH

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.