Sulmuesi, Andi Zeqiri është prurja më e re e Përfaqësueses së Kosovës për vitin 2020. Sulmuesi i talentuar kosovar ka shkëlqyer në vitet e fundit në futbollin zviceran.
Krerët e FFK-së kanë konfirmuar ardhjen e Zeqirit te Përfaqësuesja e Kosovës.
Andi aktualisht luan te Lausanne e që nga 18 paraqitje të zhvilluar deri më tani në këtë sezon ka arritur të shënojë 12 gola.
Kosova do të përballet me Maqedoninë e Veriut më 26 mars në kuadër të garës më të re të UEFA-s, e që në rast të fitores do të përballemi me fituesin e takimit tjetër në mes të Bjellorusisë e Gjeorgjisë.