DYLON

Mbrojtësi i SC Gjilanit ftohet nga Kosova, reagon klubi dhe futbollisti

Mbrojtësi i SC Gjilanit ftohet nga Kosova, reagon klubi dhe futbollisti
Avatar photo Elife Sherifi

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka vendosur që në miqësore me Suedinë t’i ftojë disa lojtarë të rinj nga Superliga e Kosovës, shkruan 2LONLINE.com.

Një nga të ftuarit e Challandes është mbrojtësi i SC Gjilanit, Edison Kqiku. Ai është ndjerë i kënaqur me ftesën e dërguar në adresë të tij.

“Falënderoj trajnerin për besimin do të jetë kënaqësi për mua. Besoj që me të gjithë djemtë e skuadrës do të japim maksimumin për Kosovën”, ka thënë Kqiku për 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Kqiku luan edhe si sulmues krahu dhe këtij suksesi individual te tij i është gëzuar edhe klubi gjilanas, dhe ka reaguar përmes një postimi zyrtar në Facebook.

“Futbollisti i Gjilanit, Edison Kqiku, është ftuar nga përfaqësuesja e Kosovës, në duelin që ekipi ynë përfaqësues e zhvillon kundër Suedisë, më 12 Janar të vitit 2020, në shtetin e Katarit.

Edison Kqiku, më parë gjithashtu kishte mbrojtur ngjyrat e ekipeve zingjir të përfaqësueses sonë, me ç’rast tani paraqitjet e mira të tijë kurorëzohen me ftes nga selektori Bernard Challendes për duelin e lartë cekur.

SC Gjilani shpreson që edhe në të ardhmen të ftohen futbollistë nga Superliga, ku do e ndihmonte jashtëzakonisht shumë rritjen e cilësisë së futbollit vendor”, shkruan në njoftimin e klubit.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.