Policia Rajonale e Gjilanit ka bërë të ditur për nj rast të “dhunës në familje”, që ka ndodhur në fshatin Berivojcë të Komunës së Kamenicës.
Toger Ismet Hashani, nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan, ka bërë me dije se i dyshuari, rom shtetas i Kosovës, me banim rezident në fshatin Berivojcë, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, para shtëpisë së tyre, duke i shkaktuar lëndime trupore të përshkruara në raportin mjekësor.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit të shtetit urdhërohet që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë .
Rasti i referohet Prokurorisë .