Me kënaqësi pranuam ftesën për ta përfaqësuar vendin tonë në festivalin internacional “Tra la la”, në Ohër të Maqedonisë. Kosovën e përfaqësuan dy përfaqësueset e festivalit “Mollëkuqet”, Elona Jakupi dhe Ilda Nuhiu nga Gjilani.
Nga: Arta Haziri-Nuhiu
Si anëtare e jurisë isha e ftuar edhe unë, për të vlerësuar talentin e pjesëmarrësve në këtë festival internacional,ku pranova ftesën të jem e pranishme.
Ne gjithashtu morën ftesë edhe nga Malta që të jemi të pranishëm, me një të ardhme të afërt për të përfaqësuar sërish shtetin tonë “Kosovën”në festivalin internacional në Malta.
Ti sjellësh vendit tënd fitore, është kënaqësi dhe në të njëjtën kohë privilegj i jashtëzakonshëm!
Edhe këtë herë Kosova dëshmoi se ka artist të merituar në fushën e artit,duke i sjellë çmime vendit tonë.
Nxënëset e shkollës artistike “mollëkuqet” me zërin e tyre dëshmuan talentin e tyre ku fituan çmimin special ndërmjet një konkurrencë shumë të madhe të shumë shteteve si: Shqipëria, Zvicra, Italia, Kroacia, Serbia, Sllovenia, Maqedonia, Ukraina, Bjellorusia, Malta, Bullgaria, Lituania, etj.
Prandaj sukseset e panumërta të talentëve tanë, janë frymëzimi im për një punë të palodhshme.
Kënaqësi e dyfishtë është që unë si pjesëtare e jurisë mora një çmim gjithashtu.
Me plot krenari dhe kënaqësi, këtë çmim unë ja dedikoj xhaxhait tim të ndjerë Nevxhet Haziri!
Ai gjithmonë ka qenë krenar me punën time artistike,andaj unë sot dua që ky çmim ti dedikohet atij !
Pa harruar falënderimet për mbështetësit tanë, që na ndihmuan në pjesëmarrjen tonë me kontributin e tyre:
Falënderim i veçantë i takon restaurant”Parisi”me pronar Hajrush Azemi, si dhe “Queen Fashion”nga pronarja Afërdita Sabedini.
URIME KOSOVË
https://www.facebook.com/arta.hazirinuhiu/videos/10156449675583448/
https://www.facebook.com/arta.hazirinuhiu/videos/10156449674788448/