DYLON

Gashi: PAN-i do t’i sigurojë së paku edhe dy vota nga deputetët individualë dhe do t’i krijojë institucionet

Gashi: PAN-i do t’i sigurojë së paku edhe dy vota nga deputetët individualë dhe do t’i krijojë institucionet
Avatar photo Redaksia

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), profesori universitar Ibrahim Gashi, ka shprehur optimizëm se PAN-i do t’i sigurojë së paku edhe dy vota nga deputetët individualë dhe do t’i krijojë institucionet.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se thirrja e seancave nga kryesuesi pa u marrë vesh me PAN-in është më tepër spektakël i opozitës për ta hedhur fajin tek PAN-i për, siç thuhet, “bllokim të Kuvendit”. Gashi ka theksuar se derisa PAN-i të ketë vendosur për emrin e kandidatit për kryeparlamentar nuk ka kuptim thirrja e seancës konstituive.

Ai ka folur edhe për rolin e AKR-së në këtë proces, duke thënë se për aq sa e njeh Pacollin, ka pritur se do ta reflektojë kulturën e tij institucionale në situatën e krijuar. Sipas Gashit, ky reflektim i Pacollit, që vendi t’i ketë sa më shpejt institucionet, vjen për interes të qytetarëve dhe të shtetit.

EkoHigjiena

BURIMI: Epoka e Re

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.