DYLON

Festivali “LYRA”, shkëlqeu edhe në edicionin e saj të XV-të me radhë

Festivali “LYRA”, shkëlqeu edhe në edicionin e saj të XV-të me radhë
Avatar photo Redaksia

“Festivali i Kënges për Femijë “LYRA” , Gjilan, shkëlqeu edhe në edicionin e saj të XV-të me radhë. Me një spektakël të vërtetë, me skenografi të shkëlqyeshme dhe moderim të artistit tonë të madh Fatmir Spahiu Bufi, u shënua Dita ndërkombëtare e Fëmijëve –  1 Qershori.

Festivalin e hapi Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni i cili u shpreh shumë i kënaqur që ky eveniment i shkëlqyeshëm tanimë ka krijua histori për qytetin dhe muzikën për fëmijë duke komplimentua dhe falënderua tërë stafin organizativ, posaçërisht drejtorin e festivalit dhe Shkollës së Muzikës, Kushtrim Jakupi.

EkoHigjiena

Juria profesionale e përbërë nga prof. Sami PIraj – publicist muzikor, Shqipe Halili – redaktore e muzikës në RTK dhe Arta Haziri Nuhiu – pedagoge e muzikës e drejtoreshë e Festivalit “Mollëkuqet” vlerësuan me Çmimin kryesor këngën “Vendlindja” të solistes ferizajase Sumeja Jakupi, e përcjellë nga Elena Sadriu “Haproj” dhe Alisa Dvorani “Ditëlindja”. Me çmime të III-ta u vlerësuan Rita Rexhepi “Sillem Botës”, Klea Mehmeti “Hëna” dhe Aya Sylejmani “Më mësoi”.

Çmimin e publikut e rrëmbeu Esma Aliu me këngën “Gjuha shqipe” kurse Çmimin e madh dhe Special të Festivalit LYRA 2024 e fitoi Dea Poniku me këngën e bukur “Minimatura”. Soliste më e mirë u shpall Jara Rashiti “Nënës” kurse solistja e re më e mirë Bora Salihu “Lamtumirë”. Leart Isufi rrëmbeu dy Çmime, Solisti më i mirë dhe “Lyra Junior” . Morea Qyqalla me këngën “Një takent si Morea” fitoi Çmimin “Talenti Lyra” kurse kënga Hit u vlerësua Rina Uka me këngën “Urime Kosovë”. Çmimi “Paraqitja skenike” i takoi me shumë meritë solistes së shkëlqyeshme Liana Bllaca. Me dy çmime prestigjioze “Shkolla e Muzikës” dhe “Çmimi RTK” u shpërblyen Tara Baxhuku me këngën “Un jam Tara” dhe Luiza Koci “Deti”.

Organizatori sikurse edhe në edicionet e kaluara shpalli Çmimin Kompozitori LYRA 2024 i cili këtë vit i takoi kompozitorit dhe dirigjentit të njohur Memli Kelmendi i cili për shumë vite me radhë është pjesë e festivalit “LYRA” Gjilan.

Festivali u zbukurua sikurse edhe vitet e kaluara me vallëzimet e bukura nga valltaret e grupit të vallëzimit “Dancing house” nën përkujdesjen e koreografes dhe bashkëpunëtores shumëvjeçare Nazmie Ahmeti, kurse në fund përveç solistes mysafire Norma Haliti në skenë performoi edhe kori tanimë ikonik i qytetit nga Shkolla e Muzikës i dirigjuar nga Artan Jerliu.

Skena e bukur e dizajnuar nga Lyra Jakupi dhe e realizuar nga Astriti me LED dhe ndriçim dhe zërim nga Albani si dhe me ndihmën e punëtorëve të vyer të Teatrit të Qytetit, i sollën edhe më shumë shkëlqim Festivalit të parë gjilanas “LYRA”.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.