Në rrugë në të gjitha pjesët e qytetit ka shumë degë të thyera të trungjeve, kontejnerë të shpërndarë të plehrave apo shtande të drunjta, vende-vende janë shkulur edhe semaforët, bëjnë të ditur mediet kroate.
Era e fuqishme, hove-hove edhe uraganike, po fryn në Zagreb nga e diela në mbrëmje. Goditjet e erës në Zagreb janë të forcës edhe deri në 100 km/h.
Zjarrfikësit janë në terren, ndërsa policia ua tërheq vërejtjen qytetarëve të mos dalin jashtë nëse nuk janë të detyruar.
Dy persona janë lënduar shkaku i erës së stuhisë – një këmbësor në sheshin “Ban Jelacic” dhe një femër, të cilën i ka rënë dega në Çërnomerc, ka bërë të ditur policia.