DYLON

Kryetari i Kuvendit priti në takim një delegacion të Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane nga Kroacia

Kryetari i Kuvendit priti në takim një delegacion të Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane nga Kroacia
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja, Saranda Bogujevci dhe këshilltaret, ka pritur sot në takim një delegacion të Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane nga Kroacia, në përbërje nga deputeti Domagoj Hajduković, kryetar i Komisiont për Çështje Evropiane, deputetja Ermina Lekaj Prljaskaj, kryetare e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kroaci-Shqipëri dhe Gabriela Kuharić Kojić, këshilltare në Komisionin për Çështje Evropiane.

Me këtë rast, kryetari Konjufca falënderoi deputetët kroat për mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë Kosovës në të gjitha etapat shtetndërtuese dhe proceset e saj integruese. Për më tepër, Kryetari i Kuvendit e vlerësoi të shkëlqyer bashkëpunimin dypalësh në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë si në nivel politik e parlamentar ashtu edhe në atë social ndërkohë që, siç u shpreh, ekziston një interesim i dyanshëm që fushat e bashkëpunimit të avancohen edhe në sferën e ekonomisë.

EkoHigjiena

Ndërsa deputetët kroat ritheksuan mbështetjen e parezervë të Kroacisë për liberalizimin e vizave, si dhe procesin e integrimit të Republikës së Kosovës në BE dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë.

Në takimin u theksua vullneti për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, duke vlerësuar rolin e grupeve parlamentare të miqësisë si një faktor të rëndësishëm të marrëdhënieve mes dy shteteve tona. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.