Mbahet mbledhja e dytë e Këshillit Ministror për Integrim Evropian

Mbahet mbledhja e dytë e Këshillit Ministror për Integrim Evropian

Është mbajtur mbledhja e dytë e Këshillit Ministror për Integrim Evropian, mbi Planin e Veprimit për zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane ERA II.

Në hapje të mbledhjes, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, theksoi punën e rëndësishme drejt zbatimit të fazës së dytë të prioriteteve për integrim në Bashkimin Evropian, të dakorduara së bashku me Bashkimin Evropian.

“Meqë tani Kosova ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, këto prioritete janë kritike për rrugën tonë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian. Me zbatimin e tyre ne gjithashtu do të përmirësojmë funksionimin e institucioneve tona, do ta forcojmë shtetin e së drejtës dhe të do krijojmë më tepër hapësirë e mundësi për vende të reja pune e zhvillim të qëndrueshëm ekonomik “ tha kryeministri, duke theksuar se këto janë edhe prioritete të programit qeverisës.

Gjatë takimit u diskutua rreth detyrave konkrete dhe sfidave të mundshme gjatë dy viteve të ardhshme të zbatimit të Agjendës për Reforma Evropiane.

Të pranishëm ishin edhe Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, Zëvendëskryeministrja e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut, Emilija Redžepi, anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar dhe përfaqësues të institucioneve dhe agjencive të pavarura.

Zyra e Zëvendëskryeministrit për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog së bashku me Drejtoritë përkatëse të integrimit evropian do të monitorojnë rregullisht procesin e zbatimit të reformave dhe do të bashkëpunojë ngushtë me ministritë, Kuvendin e Kosovës, këshillat dhe agjencitë e pavarura për përmbushjen e obligimeve të Agjendës për Reforma Evropiane. /2LONLINE.com/

KOMENTE