DYLON

Kroacia trajnon Policinë Ushtarake të FSK-së

Kroacia trajnon Policinë Ushtarake të FSK-së
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të Planit të bashkëpunimit bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës në Kazermën “Croatia” në Zagreb një skuadër e Policisë Ushtarake të FSK-së (PU) ka ndjekur trajnimin “MP Electroshock Stun Gun Training and MP Drug Test Training”, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

TrajnimI është udhëhequr nga instruktorët e Policisë Ushtarake Kroate dhe ka plotësuar të gjitha objektivat dhe qëllimin në kuadër të përgatitjeve profesionale për pjesëtarët e PU të FSK-së.

EkoHigjiena

Në ceremoninë e certifikimet i pranishëm nga FSK-ja, ishte Atasheu i Mbrojtjes në Republikën e Kroacisë Nënkolonel Shpend Zogaj, që në emër të Komandantit të FSK-së ka falënderuar ushtrinë kroate për ndihmën që po jep në ngritjen profesionale dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që ka Forca e Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura të Republikës së Kroacisë në të gjitha fushat e zhvillimit, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.