Hulumtimet e fundit e konfirmojnë se njerëzit e vlerësojnë shëtitjen dhe udhëtimet aq shumë sa që janë në krye të listës së dëshirave. Për t’i marrë rezultatet e duhura, kompania ‘Booking.com’ i ka intervistuar 17,000 njerëz nga 17 shtete të ndryshme.
Udhëtimet sjellin më shumë lumturi sesa ngjarjet tjera të rëndësishme në jetë
Njerëzit kanë pohuar që i vlerësojnë udhëtimet më shumë sesa partnerin e tyre dhe më shumë sesa ngjarjet tjera të lumtura në jetë. 49% e pjesëmarrësve kanë thënë se kanë ndjerë lumturi më të madhe kur e kanë planifikuar dhe kanë shkuar në një udhëtim sesa gjatë ditës së tyre të dasmës.
Pothuajse gjysma e njerëzve të intervistuar kanë deklaruar se dalja në takim romantik me partnerin/partneren nuk ua rritë disponimin po aq shumë sa shëtitjet.
Po ashtu, 45% kanë deklaruar se fejesa nuk i ka kënaqur emocionalisht po aq shumë sa udhëtimet.
As blerja e gjërave nuk ju sjell më shumë gëzim sesa udhëtimet
Gjithashtu ka rezultuar se njerëzit i vlerësojnë eksperiencat e mira si më të rëndësishme sesa posedimi i shumë gjërave materialiste.
70% e pjesëmarrësve kanë deklaruar se shkuarja në pushime u sjell kënaqësi që zgjatë shumë më shumë sesa lumturia që e kanë kur blejnë gjëra.
Vetëm planifikimi i një udhëtimi na përmirëson mirëqenien mendore
72% e të anketuarve kanë treguar se mjafton vetëm të filloni ta planifikoni një pushim për t’u ndjerë më të lumtur.P.sh. 80% e njerëzve ndihen të emocionuar vetëm kur e shikojnë hartën dhe i zgjedhin vendet që do të dëshironin t’i vizitonin.