DYLON

Rashkaj flet për ndeshjet e tetorit, ka një mesazh për bashkëlojtarët dhe tifozët

Rashkaj flet për ndeshjet e tetorit, ka një mesazh për bashkëlojtarët dhe tifozët
Avatar photo Elife Sherifi

Mesfushori i Përfaqesueses së Kosovës, Anel Rashkaj, ka folur në konferencën për media në prag të sfidës miqësore ndaj Gjibraltarit.

Rashkaj u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve të tij, njëkohësisht edhe tifozëve që duhet qëndruar me këmbë në tokë, pasi që kjo ndeshje nuk do të jetë aspak e lehtë.

“Duhet të qëndrojmë më këmbë në tok dhe e dijmë që nuk do të jetë aspak e lehtë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm ndaj Malit të Zi, pasi që ata kanë një skuadër të mirë, me lojtarë që luajnë në ligat e forta evropiane”, deklaroi Rashkaj.

EkoHigjiena

30 vjeçari nga Prizreni foli gjithashtu edhe për duelin kontrollues ndaj Gjibraltarit të cilin gjithashtu e konsideroi si tejet të rëndësishëm.

“Kjo do të jetë një ndeshje e rëndësishme për ne, pasi që këtu ka lojtarë të talentuar të cilët nuk kanë luajtur dhe nuk kanë patur minutat e duhura me Përfaqësuesen. Është një mundësi e mirë për ta që të luajnë në këtë takim”, theksoi Rashkaj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.