Një studim i ri ka gjetur se qentë mund të detektojnë kancerin e zorrëve në 91% të rasteve dhe ka evidence që ata mund të identifikojnë edhe rastet e migrenës.
Për herë të parë, hulumtuesit kanë dëshmuar, që qentë mund të identifikojnë aromën specifike që lëshon organizmi gjatë përjetimit të një krize në tru apo një krize epileptike.
Më herët njerëzit kanë arritur të trajnojnë qentë për të detektuar diabetin, kancerin, malarien disa lloje të kancerit apo disa llojeve të sëmundjeve të veshkave vetëm përmes aromës specifike që organizmi lëshon.
Arsyeja pse qentë nuk kanë arritur të trajnohen deri tani për të identifikuar krizat epileptike apo kriza të tjera është se ato shkaktohen nga një numër i madh faktorësh siç janë dëmtimi i kokës, faktorë gjenetikë, tumore apo sulme në zemër.
Gjithsesi, nëse një qen do të arrijë të detektojë shenjat e hershme të një krize përpara se ajo të fillojë, atëherë nga kjo do të përfitonin 3 milion njerëz vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe numri i vdekjeve nga kriza në tru do të përgjysmohej.