DYLON

Për një javë, 12 persona të ndaluar në Gjilan

Për një javë, 12 persona të ndaluar në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së kaluar ka ndaluar 12 (dymbëdhjetë) persona, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer vepra penale.

Nga Departamenti për Krime të Rënda, janë ndaluar 3 (tre) persona, nga Departamenti për të Mitur është ndaluar një (1) i mitur, si dhe nga Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar 8 (tetë) persona të dyshuar.

Prokurorët kujdestar, brenda afateve ligjore, ndaj të dyshuarve, kanë paraqitur kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, në afat prej 30 ditësh, për këto vepra penale: ‘’Kanosje’’, ‘’Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’, ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, ‘’Rrezikim i trafikut publik’’, ‘’Vjedhje e rëndë’’, ‘’Ndihma në kryerjen e veprës penale vjedhje e rëndë’’ dhe ‘’Mashtrim’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.