Sot u takuam me studentë të drejtimeve të ndryshme, ku dëgjuam problemet që ata hasin në nxënien e dijes, e poashtu edhe për mungesën e perspektivës për ta.
Kryetari Alban Hyseni, bashkë me deputeten Arbëreshë Kryeziu Hyseni, u zotuan për krijim të mundësive më të mëdha për ta përmes bibliotekës elektronike, krijimin e hapësirave rekreative për të rinjtë tanë, si dhe fokusimi më i madh në sport nga qeverisja e re komunale, e cila do vie pas datës 17 tetor. Të rinjtë tanë meritojnë një qeverisje më ndryshe, e cila krijon kushte më të mira për ta.
Numri 144 do jetë numri i ndryshimit pozitiv që do të ndodh pas 17 tetorit!
Sekretariati për Media dhe Komunikim – Lëvizja VETËVENDOSJE! – Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/