DYLON

ROSU duhet të qëndrojë deri sa të zbatohet reciprociteti i targave në plotni

ROSU duhet të qëndrojë deri sa të zbatohet reciprociteti i targave në plotni
Avatar photo Redaksia

Njësia Speciale e Kosovës nuk duhet të tërhiqet derisa mos të lirohet rruga dhe të zbatohet në plotni reciprociteti i targave.

Bekim THAQI

EkoHigjiena

Në këto vitet e fundit Kosova është detyruar shpesh të reagojë kundër provokimeve nga shteti serb si ai i trenit, vizitat e politikanëve serb pa leje dhe këtë herë me provokimet ushtarake serbe dhe përmes bllokimeve të rrugëve në veri me anën e kamionëve.

Struktura të ndryshme të ushtrisë dhe policisë serbe janë aktivizua me të vetmin qëllim kërcënimin dhe shtyerjen ndaj palës kosovare që ajo të tërhiqet. 

Pala kosovare duhet të përgaditet për plane më afatgjata dhe qëndrim më të gjatë atje dhe  nëse ndonjëherë është dashtë që partitë politike të qëndrojnë bashkë dhe të mbështesin shtetin atëherë ky është nga ato momente.

Vetë vizita e ambasadorit rus mund të jetë një sinjal se Rusia i mbështet veprimet e tilla serbe dhe se u ka “dhënë” dritën e gjelbër për të bërë trysni.

Kosova e ka momentin që të tregojë qëndrueshmëri dhe të jetë përgjegjëse ndaj veprimeve të veta  si dhe në të njejtën kohë të paraqitet si zot shtëpie në vend të vetin. Si bëhet kjo është pyetja?

Kjo mund të bëhet në rrafshin operativ dhe diplomatik duke qëndruar në terren me çfarëdo çmimi dhe duke ja bërë me dije edhe  bashkësisë ndërkombëtare dhe Serbisë në të njëjtën kohë se Kosova ka institucione dhe është e gatshme të ndërmarrë  të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur integritetin territorial dhe kushtetutën e vendit.

Nëse nuk e marrim veten me seriozitet askush nuk do të na marrë të tillë. /2LONLINE.com/