Fëmijët, nënat e të cilëve vuajnë nga stresi përderisa janë shtatzëna, mund të rriten për t’u bërë më elastik mendërisht, sugjeron një hulumtim i ri.
Ai zbuloi se problemet psikiatrike ishin më pak të shpeshta në fëmijët e lindur në komunitete me dhunë të lartë, ku nëna kishte vuajtur nga stresi mendor dhe fizik gjatë shtatzënisë së saj.
Studiuesit sugjerojnë që fëmijët e ekspozuar ndaj stresit në mitër zhvillojnë një mekanizëm mbrojtës natyror, i cili i bën ata më elastik sa të rriten.
Fëmijët dukeshin të ashpër kur gjendeshin në mjedise me stres të lartë krahasuat me ata, nënat e të cilëve nuk përjetonin të njëjtat situata gjatë shtatzënisë.
Por një kritik sugjeroi se dhuna ndaj nënës mund të dëmtojë zhvillimin e trurit të fëmijës, duke ndikuar potencialisht se si funksionon pas lindjes.