Shkruan: Skender Berisha
Këtë verë, si kohë pushimi për shumë mërgimtar, njëkohësisht edhe për qytetarët tanë, koha e kalimit në ambientet festive dhe në kafiterit e qyteteve ishte për bukuri (vazhdojnë).
Por, pandemisë pak i qëndruan ndrojtur!
Një ndalesë nga Ministria e Shëndetësisë për ndalimin e funksionimit të gastronomisë pas orës 24:00, si dhe ndalimit të muzikës prej orës 23:00 shihet qartë se nuk po respektohet në të gjitha qytetet e Kosovës.
Gjilani me bizneset gastronomike e ka pësuar edhe një herë, për shkakun se janë munduar t’a përfillin këtë udhëzim pa marrë parasysh pasojat që shkakton.
Krahasuar me Prizrenin dhe bizneset që funksionojnë atje, sidomos në gastronomi, ky rregull nuk funksionon thuajse fare.
Po të jesh atje edhe pas mesnate dhe deri në orët e hershme të mëngjesit gastronomitë funksionojnë pa ndonjë problem, dhe arsyetim kanë dokufestin dhe sezona e ngjeshur.
Është padrejtësi dhe diskriminim ndaj bizneseve që operojnë në qytetin tonë.
Duhet të jetë minimumi barabartësia në qytetet tona kur vihet një urdhër nga shteti!
Ky ndalim/kufizim në orarin e bizneseve duhet hequr, mos të lihet në harresë edhe më tej, ngase po dëmton bizneset edhe ashtu të goditura nga pandemia.
#Stop Kufizimit ndaj gastronomisë! /2LONLINE/