Raheem Sterling është përjashtuar nga skuadra e Anglisë për ndeshjen kualifikuese për ‘Euro 2020’ ndaj Malit të Zi.
Këtë vendim përzgjedhësi, Gareth Southgate e ka marrë pas zënkës së tij me mbrojtësin e Liverpoolit, Joe Gomez që kishte filluar prej derbit të Ligës Premier në fundjavë dhe kishte vazhduar të hënën në stërvitje me kombëtaren.
Mirëpo, anësori i Manchester Cityt do të kthehet në skuadër dhe pritet të jetë startues në ndeshjen e të dielës në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Kosovës.
Southgate ka thënë se Sterling është pjesë shumë e rëndësishme e planeve të tij, prandaj pezullimi ka ndodhur vetëm për sfidën ndaj Malit të Zi.