DYLON

Dirigjenti kosovar zgjidhet anëtar i Këshillit Botëror të Koreve

Dirigjenti kosovar zgjidhet anëtar i Këshillit Botëror të Koreve
Avatar photo Elife Sherifi

Dirigjenti kosovar, Memli Kelmendi është zgjedhur anëtar i Këshillit Botëror të Koreve apo “World Choir Council”. Anëtarësimi i Memli Kelmendit nënkupton se Kosova për herë të parë do të ketë një përfaqësues në rrjetin më të madh të koreve, në mesin e 80 shteteve nga mbarë bota.

Këshilli Botëror i Koreve është bordi më i lartë ndërkombëtar këshillimor i rrjetit “Interkultur” për çështje artistike. “Interkultur” është një rrjet i organizatave jofitimprurëse që ndjekin një interes të përbashkët për të mbështetur kulturën në nivel ndërkombëtar. Është themeluar në vitin 1990 nga gjermani Gunter Titsch, një këngëtar kori i pasionuar.

Aty tregohet se ideja për të krijuar një ngjarje si “Lojërat Botërore të Korit” bazohet në idealet e Lojërave Olimpike.

EkoHigjiena

Dirigjenti dhe kompozitori, Memli Kelmendi ka thënë se e konsideron këtë lajm shumë të rëndësishëm pasi që, sipas tij, kjo nënkupton që edhe Kosova është bërë pjesë e “Interkultur”-it për herë të parë.

Memli Kelmendi është i lindur në Pejë, ndërsa studimet universitare për dirigjim (vokale dhe instrumentale) i ka të përfunduara në Universitetin e Prishtinës në klasën e dirigjentit të mirënjohur Bajar Berisha, ndërsa për kompozim në klasën e Darko Marinovskit.

Kelmendi është udhëheqës që në themelim i korit “Siparantum”. Ai aktualisht po bën studime të doktoratës për dirigjim të korit në klasë të Sasho Tatarchevskit në Universitetin e Shkupit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.