Nuk ka asnjë dyshim se Kombëtarja e Kosovës në futboll është ne formën më të mirë në historinë e shkurtër pas pranimit në UEFA dhe FIFA.
“Dardanët” janë vetëm 2 fitore larg kualifikimit në Kampionatin Evropian 2020. Ecuria brilante kishte nisur menjëherë pas përfundimit të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, më 2017.
Në 18 ndeshjet e fundit, Kosova ka shënuar të paktën 1 gol në 17 prej tyre.
Kombëtarja e vetme që ka shpëtuar pa pranuar gol në këtë proces është Azerbajxhani në shtatorin e 2018-ës.