Sport Club Gjilani përmes një komunikate dëshiron të njoftojë publikun në lidhje me situatën e krijuar me futbollistin e ekipit, Theophilus Solomon.
Në këtë komunikatë thuhet:
Futbollisti me origjinë nga Nigeria të premten është shoqëruar nga policia për shkak të një rasti personal që ka patur më herët, teksa ishte pjesë e kampionatit shqiptar pak vite më parë.
Ne si klub do të bashkëpunojmë maksimalisht me autoritetet relevante deri në sqarimin dhe pastrimin e plotë të këtij rasti.
Sport Club Gjilani gjithmonë ka treguar kujdes gjatë angazhimit të lojtarëve të ri, kur paralel me cilësitë futbollistike vëmendje i kemi kushtuar edhe anës njerëzore. Njejtë edhe me futbollistin Theophilus Solomon, i cili ka treguar sjellje tejet korrekte dhe ka qenë shembull për të tjerët në shumë raste.
Ne si klub ofrojmë bashkëpunim sa i përket pjesës tonë të kompetencave edhe pse realisht nuk kemi asnjë lidhje me kohën dhe vendin ku ka ndodhur ngjarja.
Sport Club Gjilani nuk do të bëjë asnjë koment tjetër në lidhje me futbollistin Theophilus Solomon, derisa autoritetet kompetente të dalin me një vendim përfundimtar. /2LONLINE/