DYLON

Kryetari Hyseni: Të diskriminojnë e të ndalin në kufi pa arsye

Kryetari Hyseni: Të diskriminojnë e të ndalin në kufi pa arsye
Avatar photo Redaksia

“Rrugës për Bujanoc, në ngushëllime për humbjen e vëllait, tek kolegu im, Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, bashkë me deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Luan Aliu dhe Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Arianit Sadiku, u ndaluam nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë”,  ka bërë me dije, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Sipas tij, pas më shumë se 2 orë pritje, u lejuan të vazhdojnë udhëtimin, pa e dhënë asnjë arsye se pse janë ndalur në këtë pikë kufitare.

EkoHigjiena

“Ata të diskriminojnë e të ndalin në kufi pa arsye, duke përdorur figura politike e qytetarë për tensionimin edhe më tej të situatës së brishtë që gjendemi tani”, ka thënë kryetari Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.