“Në cilësinë e Rotarianit të RC Gjilan dhe Drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Gjilanit, pata nderin ta kem një takim pune me anëtare të nivelit shumë të lartë Rotary International, ku prezantova projekte për Brigadën e Zjarrfikësve”, ka bërë të ditur Sami Spahiu.
Ai ka bërë të ditur se ka takuar PDG Stephanie A. Urchick – USA, Rotary International Director Nominee 2019-2021, PDG Ruzhdi Bakalli-USA, Zone 29 Assistant Rotary Public Image Coordinator 2015-2018 si dhe Elise Cadigan-USA, Regional Rotary Foundation Coor. 2018-2020
“Rotary dhe Rotarianët janë gjithmonë në mbështetje dhe shërbim të komunitetit”, ka thënë Spahiu.
Ndryshe, Rotary International udhëhiqet nga presidenti i Rotary dhe bordi i Rotary International, ku njëra nga anëtarët e këtij bordi është edhe PDG Stephanie A. Urchick.