Në kuadër të projektit “Shtëpitë Shkolla”, Space SyntaKs fillon dokumentimin e Shtëpive Shkolla që nga vitet ’90, përfshirë edhe ato në Gjilan.
“Sot, jemi të lumtur të njoftojmë nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Shpend Nuhiut, Drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan dhe Gresa Nezirit Drejtoreshë Ekzekutive”, thuhet në njoftimin e DKA-së, së Gjilanit.
Të dhënat e mbledhura do të publikohen në platformën e tyre digjitale: www.shtepiteshkolla.org.
“Faleminderit të gjithëve që mbështesin këtë iniciativë të rëndësishme për ruajtjen e trashëgimisë sonë arsimore”, thuhet në njofitmi ne DKA-së. /2LONLINE/