Me rastin e 22-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, sot në orën 10:00, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë mbahet ceremoni solemne.
Ceremonia solemne nis me homazhe, pastaj fjalime do të mbajnë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.
Do të bëhet edhe ndarja e dekoratave. /2LONLINE.com/
***
Data: 06 Shtator 2021
Ora: 10:00
Vendi: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës – Prishtinë
Agjenda
10 : 00 Homazhe
10 : 10 Fjalimet
10 : 20 Ndarja e dekoratave
11 : 30 Përmbyllja e ceremonisë