Komuna e Gjilanit, Zyra për Informim ka bërë me dije se sot do të mbahet mbledhja komemorative për nder të jetës dhe veprës së veteranit të arsimit, për veprimtarin e çështjes kombëtare, Hetem Arifin.
“Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, të hënën organizohet mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veteranit të arsimit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Hetem Arifi”, thuhet në njoftim.
Mbledhja komemorative mbahet në ora 12:00, në sallën e teatrit të qytetit, ndërkaq varrimi i të ndjerit bëhet në ora 15:00, në varrezat e qytetit.