DYLON

“Me ndryshimet që po i gjeneron procesi zgjedhor, PDK në Gjilan garanton rikthimin në qeverisje”

“Me ndryshimet që po i gjeneron procesi zgjedhor, PDK në Gjilan garanton rikthimin në qeverisje”
Avatar photo Redaksia

I kënaqur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Degën e PDK-së në Gjilan, e falënderoj Komisionin Lokal Zgjedhor dhe ekipin zgjedhor – monitorues nga Qendra, për përkushtimin e tyre për një proces zgjedhor te rregullt e demokratik.

Shkruan: Flurim Arifi

Njëkohësisht i uroj kryetarët e posazgjedhur të nëndegëve, delegatët dhe kryesitë e tyre, me ç’rast i inkurajoj dhe i siguroj për bashkëpunim të plotë pasi që është interes yni i përbashkët për Partinë Demokratike të Kosovës për rizgjimin e saj si kërkesë e qytetarëve dhe e kohës.

EkoHigjiena

Gjithë ky masovizim dhe entuziazëm i pjesëmarrjes në kuvendet zgjedhore të nëndegëve, është pasqyrim i punës së gjatë dhe aktivitetit në teren, i aktivistëve të devotshëm të PDK-së, për të cilët shprehi mirënjohje dhe konsideratën time të lart.

Prandaj, thërras të gjithë qytetarët e interesuar të komunës sonë, ish aktivistët dhe anëtarët e PDK-së ti bashkëngjitën “Dekadës së Re”, konceptit të ri politik; të besimit, zhvillimit dhe integrimit të vendit drejt botës së përparuar demokratike e perëndimore.

Duke qenë i vetëdijshëm për përgjegjësinë që kanë marrë në nëndegët e tyre, shfrytëzoj rastin t’i uroj një nga një, kryetarët e nëndegëve: z. Qëndrim Ibrahimi – Përlepnicë; z. Haxhi Kurti – Bresalc; z. Armend Rexhepi – Nd. II; z. Flamur Ramadani – Malishevë e Epërme; z. Kujtim Bajrami – Nd. XX; z. Izer Zeqiri – Nd. VII; z. Visar Hasani – Nd. XVII.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.