Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në zyren e saj praktikantët të cilët janë përzgjedhur pas një konkursi të hapur nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me KUSA.
Puna praktike krahas studimeve, ngritja profesionale gjatë mësimeve teorike, është e domosdoshme për përgatitjen profesionale për gjeneratat e reja.
Duke pasur parasysh këtë qëllim, që vjen edhe si kërkesë nga studentët, dhe në anën tjetër duke parë të nevojshme edhe kontributin e tyre në institucione, janë nënshkruar kontratat për secilin prej tyre, për punë praktike në periudhë prej 3 muajsh, me mundësi vazhdimi deri në 6 muaj.
Ministrja Haxhiu iu uroi suksese dhe mbarësi studentëve, praktikantë të rinj në Ministrinë e Drejtësisë. /2LONLINE/