• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

OAK kërkon nga Ministria e Drejtësisë krijimin e Gjykatës Komerciale

Redaksia 2LONLINE 26 Prill, 2021 3 min
 OAK  kërkon nga Ministria e Drejtësisë krijimin e Gjykatës Komerciale

Gjykata komerciale dhe rritja e efikasitetit të gjyqësorit ishin disa ndër temat kryesore në takimin e realizuar ndërmjet përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe Zëvendësministrit të Drejtësisë Blerim Sallahu.

Kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi, përgëzoi Zëvendësministrin Sallahu për pozitën, me bindjen që përmes bashkëpunimit të ndërsjelltë do të trajtohen dhe zgjidhen çështjet me interes për komunitetin e biznesit.

Ndër të tjera u theksua që kërkesë urgjente e bizneseve është krijimi i Gjykatës Komerciale, për të cilën duhet që fillimisht të merren parasysh rekomandimet e bizneseve e pastaj të kalojë në Kuvend për miratim, sepse vonesat e trajtimit të lëndëve me të cilat aktualisht po përballen bizneset përveç që po shkatërrojnë bizneset aktuale, gjithashtu po largojnë edhe investitorët e huaj.

Krasniqi tutje shtoi që është mëse e nevojshme të krijohet një komisioni profesional brenda Kuvendit të Kosovës, i cili do të kujdeset për harmonizimin e draft ligjeve para votimit në Kuvend.

Ndërsa Sekretari i bordit të OAK – së Diamant Elshani kërkoi që të rritet efikasiteti i gjyqësorit, ashtu që lëndët ekonomike të trajtohen me prioritet, e gjithashtu të rritet numri i gjyqtarëve të specializuar dhe të rritet efikasiteti i përmbaruesve.

Zëvendësministri Sallahu përgëzoi OAK – në për punën e realizuar, duke shtuar që janë të hapur për bashkëpunim, me theks të veçantë tek krijimi i Gjykatës Komerciale, pasi që ky ashtualisht është një ndër prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë. /2LONLINE.com/

Etiketa:Gjykata komerciale Kosova Ministria e Drejtësisë Oda Oda e Afarizmit të Kosovës
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Nga ky muaj edhe fëmijët e lindur në vitin 2014 mund të

1 Korrik, 2022
N'rrjet

FSK-së i shtohen radhët me xhenierë luftarakë të rinj

1 Korrik, 2022
Art/Kult

Komuna e Gjilanit iu bashkua minimaratonës humanitare “Vrapo për Autizëm” 2022

1 Korrik, 2022
Nacionale

Parashikimi i motit për sot e nesër

1 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Presidentja Osmani në Bruksel: Kosova është gati, ka ardhur koha për vendime të guximshme nga BE

23 Qershor, 2022

Kosova përmirëson pozitën e saj në renditjen e FIFA-s 

23 Qershor, 2022

OAK kërkon përkrahje nga Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

22 Qershor, 2022

Në Paris të Francës janë takuar krerët e dy policive nga Kosova dhe Tunizia

17 Qershor, 2022

OAK organizoi diskutim të hapur ndërmjet bizneseve anëtare dhe Doganës së Kosovës

16 Qershor, 2022

Oda Amerikane fton Kosovën të konsiderojë pjesëmarrjen në iniciativën e Ballkanit të Hapur

15 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com