DYLON

Përfundojnë praktikën një vjeçare 35 praktikantë (FOTO)

Përfundojnë praktikën një vjeçare 35 praktikantë (FOTO)
Avatar photo Redaksia

Në Gjykatën Themelore të Gjilanit kanë përfunduar praktikën njëvjeçare 35 kandidatë, të cilët kanë kryer punë vullnetare dhe pa pagesë.

Me rastin e përfundimit të praktikës, Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi dhe Administratorja, Florina Jerliu, kanë pritur në një takim, të cilët i kanë falënderuar të gjithë praktikantët për vullnetin dhe punën e palodhshme që kanë treguar për gjatë një viti.

EkoHigjiena

Ata janë shprehur të kënaqur me angazhimin e tyre për gjatë një viti, duke i’u rikujtuar që njohuritë dhe eksperiencën që e kanë fituar, do t’iu shërbej në ndërtimin e një karriere të begatë në fushën e drejtësisë.

Të gjithë praktikantëve i’u janë lëshuar certifikata nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

Ndërkohë, nga data 01.03.2021 fillojnë 36 praktikantë të rinjë, të cilët janë pranuar. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.