Sonte në Teatrin e Gjilanit, në natën e pestë të Festivalit të Dramës Shqipe “Talia e Flakës 2024”, jepet shfaqja “Arbri”, prodhim i Teatrit ODA me autor dhe regjisor Lirak Çelaj
/27.01.2024/20:00/Teatri i Gjilanit/
Autor dhe regjisor: Lirak Çelaj
Me motive nga filmi “Babai” nga Florian Zeller & Christopher Hampton
Asistente e regjisë: Rozafa Çelaj
Aktorë/e: Shkumbin Istrefi, Qëndresa Jashari, Labinot Raci, Daniela Markaj & Blend Sadiku
/Skenograf: Burim Arifi/Dizajni i dritave: Yann Perregaux Dielf/Teknik: Bujar Bekteshi
Mbi veprën
Shfaqja “Arbri” trajton përditshmërinë e një babai, të prekur nga demenca, e cila godet rëndë kujtesën, të menduarit dhe aftësinë e ndërveprimit social me të tjerët. Shfaqja mëton vështirësitë dhe dramën e ballafaqimit të familjarëve me demencën e tij. /2LONLINE/
/Teatri i Qytetit – Gjilan /