DYLON

Gjoba të përditshme për shoferë, vetëm në 24 orët e fundit mbi 2 mijë të tilla

Gjoba të përditshme për shoferë, vetëm në 24 orët e fundit mbi 2 mijë të tilla
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 84 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 56 aksidente trafiku, 10 me lëndime dhe 46 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 16 persona, 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/