Sonte në Teatrin e Gjilanit, në natën e fundit të Festivalit të Dramës Shqipe “Talia e Flakës 2024”, jepet shfaqja “Club Albania”, e bazuar në “Pas vdekjes” të Çajupit, regjisor Fatos Berisha, prodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës
/28.01.2024 / 20:00/ Teatri i Gjilanit/
/ Regjisor: Fatos Berisha / Dramaturg: Shpetim Selmani / Kompozitore: Rona Castrioti Berisha / Skenograf: Bekim Korça / Kostumografe: YIlka Brada / Koreograf: Robert Nuha / Asistente regjie: Yllka Lota /
Në shfaqje luajnë: Armond Morina, Ard Islami, Armend Smajli, Maylinda Kosumovic, Naim Berisha, Teuta Krasniqi dhe Ylber Bardhi.
Shfaqja “Club Albania” është një komedi e cila hedh dritë mbi aktualitetin e një shoqërie e cila prej vitesh është nën hijen e reflektimit.
Kërkimi i vazhdueshëm për të vërtetën, plogështia e funksioneve tona si dhe nevoja absurde për art, janë të pranishme njëjtë sikurse nënshtrimi përballë një realiteti gati të pandryshueshëm apo thyerjeve të mëdha shpirtërore të heronjve të pakënduar, që provojnë përsëri mbase për herë të fundit, ta mbajnë gjallë shpresën dhe besimin se ende ekziston një mundësi, për të shpëtuar nga trishtimi, nga mjerimi në të cilin janë katandisur, në një shoqëri e cila megjithëse pretendon se njehë të metat e saj përsëri nuk ja del për ta ndërtuar atë që e ëndërron. /2LONLINE/