DYLON

Policia ndalon një automjet, të dyshuarit i gjendet droga e fshehur në trup

Policia ndalon një automjet, të dyshuarit i gjendet droga e fshehur në trup
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ndalon një automjet të dyshuar në Vermicë, një personi i gjendet drogë e fshehur në trup.

Me datën 28.01.2024, rreth orës 02:30, pas regjistrimit në kufi- Vërmicë, të një automjeti të tipit Citroen me targa të huaja nga polici i vijës së parë, vetura është profilizuar për kontroll në vijën e dytë dhe është derguar në garazh së bashku me zyrtarin doganor për kontroll të detajuar. Gjatë këtij kontrolli të automjetit të lartcekur të cilin e drejtonte shtetasi i huaj M.T. (1983) Shkup, pasagjer në ketë automjet ishte i dyshuar G.I. (1992) Shkup, ku gjatë kontrollimit trupor (fshehur në pjesët intime) i është hasur një qese plastike e dyshuar si substancave narkotike e llojit Marihuan.

EkoHigjiena

I dyshuari G. I. e ka pranuar se është e tija dhe është e llojit mariuhanë dhe pranon se është konsumues i kësaj substance.

Pas matjes se substancës se dyshuar nga antidroga, e njëjta ka rezultuar me peshë 24.07 gram.

Rasti i kompletuar së bashku me provat e mbledhura i dorëzohet antidrogës në Prizren për veprime tjera.

I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në qendrën e paraburgimit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.