Kreu i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka bërë homazhe me rastin e 70 vjetorit të vdekjes së kaçakut të fundit, Hasan Alia.
“Sot në fshatin Remnik, bëra homazhe me rastin e 70 vjetorit të vdekjes së kaçakut të fundit, Hasan Alia. Pranë bustit që ndodhet tek shkolla që e mban po të njëjtin emër, vendosa lule duke nderuar veprën e tij”, ka thënë Haliti. /2LONLINE.com/