Skocia ka ndaluar shkopinjtë për pastrimin e veshëve, që janë me pambuk dhe me plastikë.
Legjislacioni i ri, i cili u prezantua për herë të parë në Parlamentin skocez, në shtator, tashti ka hyrë në fuqi, duke parandaluar prodhimin dhe shitjen e tyre.
Roseana Cunningham, sekretare e mjedisit, tha se ajo është krenare që Qeveria skoceze e ndaloi këtë gjë.
Vetëm gjatë tremujorit të kaluar, në Skoci, janë pastruar rreth 150.000 shkopinjë plastikë në plazhet e saj.