DYLON

Përdorimi i telefonit kur jeni në trafik -ja masat dhe gjobat!

Përdorimi i telefonit kur jeni në trafik -ja masat dhe gjobat!
Avatar photo Redaksia

POLICIA E KOSOVËS

Nga 3 prilli 2024 hyn në fuqi Ligji për Rregullat e Trafikut Rrugor cili ka ashpërsuar masat ndëshkuese kur përdorni telefonin kur jeni në trafik.

EkoHigjiena

Shoferë:

Shoferit të mjetit me veprim motorik gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit.

Mosrespektimi i kësaj rregulle ndëshkohet me masë dhe gjobë:

(1)-pikë negative dhe gjobë prej 100 eurosh, kur vepron për herë të parë në shkelje të rregullit

(2)-pikë negative, (3) muaj ndalesë në drejtim të mjetit motorik dhe 200 euro gjobë kur vepron për herë të dytë

(3)-pikë negative, (6) muaj ndalesë në drejtim të mjetit motorik dhe 500 euro gjobë kur vepron për herë të tretë

Këmbësorë:

Gjatë kalimit të rrugës, të shiritit apo të shtegut të biçikletave ose të binarëve, këmbësorit nuk i lejohet përdorimi i telefonit mobil, shfrytëzimi i dëgjueseve në veshë apo i pajisjeve të tjera të ngjashme që mund ta hutojnë.

Mosrespektimi i kësaj rregulle ndëshkohet me gjobë

(50) euro, këmbësori i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij rregulli.

Mos përdor telefonin dhe mjete të tjera hutuese përderisa jeni pjesë e trafikut!

Mos rrezikoni jetën tuaj dhe të të tjerëve!  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.