Gjithmonë gjenden në shkallët e tribunave për ti përkrahur lojtarët në fushën e lojës. Por, këtë herë “Skifterat” zbritën vetë për të luajtur ndeshje futbolli, në ditën e tretë të manifestimit të 20 vjetorit të themelimit.
Turneu u zhvillua me sistem eleminimi në futboll të vogël, derisa zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes.
Shumë skuadra ishin të pranishëm, derisa nuk munguan as drejtuesit e klubit të cilët ishin pjesë e ekipeve.
Gjithashtu “Skifterat” ishin përkujdesur t’i nderonin edhe figurat emblematike të klubit, të cilët luajtën një ndeshje revyle përpara finales së madhe.
Në ditën e katërt, “Skifterat” do të zhvillojnë një aktivitet humanitar në ndihmë të familjeve në nevojë.