Ka përfunduar edhe dita e dytë e aksionit për mbledhjen e ndihmave për të prekurit e tërmetit në zonën e Durrësit dhe Thumanës së Shqipërisë.
Tifo grupi gjilanas “Skifterat” kanë mbledhur në numër të madh ndihmash edhe në ditën e dytë, teksa me kamionë dhe automjete të tjera i kanë nisur drejt qytetit bregdetar në mbrëmjen e së mërkurës.
Qindra qytetarë gjatë ditës u janë bashkuar aksionit të tifozëve ‘kuqebardh’ të cilët nuk dijnë të ndalojnë dhe duke të palodshëm në këto ditë sakrifice.