Sigal Prishtina nuk ka arritur të kualifikohet në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, pasi pësoi humbje nga Legia Varshavës, por pas kohës shtesë.
Koha e rregullt përfundoi me epërsi të Prishtinës, 67-69, megjithatë kjo nuk mjaftoi për klubin nga kryeqyteti, pasi Legia Varshava kishte fituar në Prishtinë me dy pikë epërsi dhe ky rezultat çoi ndeshjen në vazhdime.
Me këtë fitore klubi polak u kualifikua në raundin e dytë eliminator në Ligën e Kampionëve.
Prishtina tani do të vazhdojë garat në fazën e grupeve në FIBA Europe Cup, garë që ka marrë pjesë në katër vitet e fundit.