Milot Rashica rikuperohet, kthehet për skuadrën Werder BremenFOTO: VISAR BEQIRI

Milot Rashica rikuperohet, kthehet për skuadrën Werder Bremen

Ylli kosovar i Werder Bremenit, Milot Rashica, është kthyer në skuadër sot dhe do ta nisë nga stoli ndeshjen kundër Leipzigut të pamposhtur deri më tani.

Pritej që Rashica të luajë edhe fundjavën e kaluar, kosovari nuk ishte rikuperuar plotësisht dhe ai po vazhdonte të stërvitej i vetëm, ndaras pjesës tjetër të skuadrës së Bremenit.

Megjithatë, ashtu siç ishte raportuar gjatë javës, Rashica sot është në skuadrën e Bremenit për ndeshjen kundër Leipzigut.

Milot Rashica kishte pësuar lëndim në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Bundesligës për Werder Bremenin, kundër Dusseldorfin. Pas 65 minutave lojë, Rashica ishte detyruar ta lë ndeshjen dhe pastaj mungoi në tri ndeshjet e radhës të klubit gjerman.

Ai mungoi edhe në ndeshjet e shtatorit të ekipit kombëtar të Kosovës, që i zhvilloi dy ndeshje në kuadër të Grupit A kualifikuar për Kampionatin Evropian 2020 – kundër Republikës Çeke dhe Anglisë.

KOMENTE