çfarë ardhmërie do të ketë një popull të mirë apo jo, do të varet se si do të edukoj arsimojë brezin e ri“
Arsyeja pse vendosa që të shkruaj për këtë temë është vullneti dhe dëshira që tek kolegët të përcjell përvojën time të mësimdhënies si dhe mënyrën më të mirë të të nxënit nga ana e nxënësve.
Betim Sherifi
Kjo filozofi e imja mund të jetë një udhërrëfyes për mësimdhënien e suksesshme për të gjithë ata që merren me procesin e mësimdhënies e që do të ndikonte në mënyrën më të lehtë të arrihen rezultatet më të mira mësimore në punë me nxënësit.
Mësimdhënia, si një detyrë komplekse me përgjegjësi morale, emocionale, etike, intelektuale, profesionale, sociale etj, kërkon një posedim të gjerë të njohurive shkencore, shkathtësi, qëndrime, përkujdesje, planifikim dhe organizim të vazhdueshëm të mësimdhënies dhe mësimnxënies në mënyrë që ajo të jetë e suksesshme.
Duke u përballur me profesionin e mësimdhënësit në vazhdimësi kam kërkuar, kam gjurmuar, kam eksperimentuar, kam hulumtuar kam analizuar eksperiencat arsimore për arritje më të mira të rezultateve mësimore.
Të gjithë mësimdhënësit duhet të synojnë që t’i arrijnë rezultatet sa më të mira mësimore, e këto rezultate arrihen duke ia parashtruar vetes disa pyetje si:
Si të organizoj një orë sa më e suksesshme mësimore?
Si t’i përfshij të gjithë fëmijët në të nxënë pa marrë parasysh ndonjë gjendje të tyre të disfavorshme?
Si të arrijë t’i përfshijë të gjithë nxënësit që kanë vështirësi në të nxënë?
Çfarë strategji mësimore të zbatojë që t’i josh e t’ua bëjë tërheqëse mësimet atyre dhe të tjerëve?
Cilat metoda mësimore janë më të efektshme për temat që duhet trajtuar?
Si t’i aftësoj nxënësit për të nxënë në mënyrë të pavarur, kritike, kreative, individuale dhe grupore?
Si ti aftësoj nxënësit që të jenë në gjendje të vlerësojnë dhe vetëvlersojnë të nxënit e tyre?
Në ç’mënyrë t’i verifikoj përparimet e tyre në të nxënë?
Si të ndikojë tek ata që ta ndihmojnë njëri tjetrin në raste të caktuara?
Si t’i aftësoj për të qenë në gjendje të kujdesen për veten dhe për ambientin?
Si t’i zgjidh problemet me nxënësit më të gjallë, hiperaktiv ?
Si ta përmbaj vetën të mos shfaqë zemërimin në situata të caktuara?
Çfarë të ndryshoj dhe çfarë strategjish e teknikash mësimore të zbatoj për të sjell produktivitet në mësim, këto janë disa nga pyetjet që duhet t’ia parashtrojmë vetës?
Për mësimdhënien e suksesshëm duhet së pari të krijojmë atmosferë konstruktive për punë, ambient të përshtatshëm, integrim, siguri për të gjithë nxënësit që të shprehin atë e kanë në mendjen e tyre, t’i motivojmë, t’i nxisim, t’i bëjmë kureshtar për temën, lenden, t’i nxjerrim ata para problemit t’i japim përgjegjësi, etj.
‘’Nxënësi nxë më mirë duke vetëvepruar’’
Nisur nga ky parim rrjedh se metodat tradicionale më nuk kanë efekt. Çdo ndryshim në punën tonë do të sjellë freski, si për ne ashtu edhe për nxënësit tanë.
Strategjia e mësimit bashkëkohor përmban ato elemente që i mungojnë mësimdhënies tradicionale. Mësimi bashkëkohor evoluon vazhdimisht dhe pasurohet me forma të reja zbatimi.
Ndryshimi, pra fillon me përdorimin e llojllojshëm të metodave dhe teknikave të mësimdhënies, nga kjo kuptojmë se sa është me rëndësi që ne, si mësimdhënës të ardhshëm të jemi në hap me kohën.
Sado e përsosur të jetë përmbajtja, pa përdorimin e metodave dhe teknikave kurrikuli dështon. Andaj ruaji vlerat që i ke krijuar dhe që do t’i krijosh nga shkollimi dhe përvoja e punës, por pasurimi dhe freskimi i këtyre vlerave dhe njohurive janë domosdoshmëri e kohës dhe profesionit që ne e ushtrojmë.
Që të jemi të suksesshëm duhet t’i pranojmë ndryshimet në mënyrë të natyrshme dhe t’i shohim si nevojë dhe domosdoshmëri.
Kjo do të jetë logjika më e thjesht e suksesit tonë. Çdo fëmijë ka potencial të sjellë diçka unike dhe të veçantë për botën që na rrethon.
Ne vetëm duhet të ju ndihmojmë që fëmijët të zhvillojnë potencialin e tyre duke besuar në ta. Në raste të caktuar duhet të asistojmë tek fëmijët , kështu që ata mund të shprehin opinionet e tyre dhe të zhvillojnë idetë e tyre personale.
Thelbi i asaj që atyre të ju bëjmë orën, lenden interesante është t’i mësojmë të respektojnë, pranojnë, dhe përqafojnë dallimet mes tyre.
Autori është mësimdhënës i lëndës se Gjeografisë në ShFMU “ Naim Frasheri “, Prishtinë. Student në studimet Master në Universitetin e Prishtinës, Fakultetit i Edukimit.
Për këtë shkrim ka shfrytëzuar literaturat si
“ Metodologjia e Mësimdhënies “, Prof,Bardhyl Musai
“ Metodologjia e Mësimdhënies “ Prof.Skender Sylaj,
“ Si te bëhesh mësimdhënës i suksesshëm “, Xhejlane Aliu,
“ Psikologji e Edukimit “ Prof.Bardhyl Musai